Pesë punëtorë vdesin nga shpërthimi në një fabrikë municionesh në Turqi
Të paktën pesë persona vdiqën të shtunën nga një shpërthim në një fabrikë për raketa dhe mjete shpërthyese në Ankara të Turqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.
“Një shpërthim ndodhi në Fabrikën e Raketave dhe Eksplozivëve MKE në distriktin Elmadag të Ankarasë. Si rezultat i shpërthimit, pesë prej punëtorëve tanë janë martirizuar”- thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Aty shtohet se kanë filluar hetimet administrative e juridike për incidentin, raporton agjencia “Anadolu”.
Objekti ku ndodhi shpërthimi në mëngjes është në pronësi të Korporatës së Makinerisë dhe Industrisë Kimike, MKE.