Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane në Kentucky, dyshohet për disa të vdekur
Disa persona dyshohet se kanë vdekur pas rrëzimit të dy helikopterëve ushtarakë në Kentucky të Shteteve të Bashkuara.
Guvernatori i këtij shteti, Andy Beshear, tha se ky është “lajm i vështirë” dhe se sipas raportimeve të para për aksidentin, priten raste fatale, raporton televizioni BBC.
We’ve got some tough news out of Fort Campbell, with early reports of a helicopter crash and fatalities are expected. @kystatepolice, @KentuckyEM and local officials are responding. We will share more information as available. Please pray for all those affected.
— Governor Andy Beshear (@GovAndyBeshear) March 30, 2023
Mediet lokale raportuan se incidenti ndodhi rreth orës 21 e 35 minuta të mërkurën sipas kohës lokale dhe se nga ky aksident mund të kenë vdekur deri në nëntë persona.
Forcat lokale ushtarake konfirmuan se helikopterët e tyre janë të përfshirë në aksident.
Në një deklaratë, një zëdhënës i bazës ushtarake “Fort Campbell” tha se dy helikopterë “HH60 Blackhawk” janë përplasur gjatë një misioni rutinor të trajnimit.
“Statusi i anëtarëve të ekuipazhit është i panjohur në këtë kohë. Komanda tash për tash është e përqendruar në përkujdesjen për anëtarët e shërbimit dhe për familjet e tyre”- thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Njoftohet se incidenti është duke u hetuar dhe se më shumë informata do të publikohen, kur të jenë të gatshme.