Përpjekje e re për paqe: Delegacioni afrikan arrin në Ukrainë, do të shkojë edhe në Rusi
Presidenti i Afrikës Jugore, Cyril Ramaphosa, arriti të premten në Ukrainë si pjesë e një misioni afrikan të paqes, njoftoi presidenca e këtij shteti.
Pritet që Ramaphosa të takohet të premten me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe pastaj të udhëtojë në Rusi për bisedime me homologun rus, Vladimir Putin, të shtunën në Shën Petersburg, raporton gazeta “The Guardian”.
Presidenca e Afrikës Jugore publikoi një video ku presidenti Ramaphosa shihet duke arritur me tren nga Polonia.
Bashkë me presidentin e Senegalit, Macky Sall, Ramaphosa është duke udhëhequr një delegacion ku përfshihen edhe udhëheqësit nga Zambia, Komoret dhe kryeministri i Egjiptit.
[ARRIVAL]: His Excellency President @CyrilRamaphosa has arrived at Nemishaeve Railway Station in Ukraine and is received by Ukraine's Special Envoy for Africa & the Middle East Ambassador Maksym Subhk and South African Ambassador to Ukraine Mr Andre Groenewald.… pic.twitter.com/Jk8V8n2v9O
— Presidency | South Africa 🇿🇦 (@PresidencyZA) June 16, 2023
Ky mision i paqes mund të propozojë një varg “masash për ndërtimin e besimit” gjatë përpjekjeve fillestare në ndërmjetësim, sipas një draft-kornize që e ka parë agjencia “Reuters”.
Në dokument thuhet se objektivi i misionit është që “të promovohet rëndësia e paqes dhe të inkurajohen palët që të pajtohen për një proces bisedimesh të udhëhequr nga diplomacia”.
Në këto masa mund të përfshihen tërheqja e trupave ruse, largimi i armëve bërthamore taktike nga Bjellorusia, pezullimi i zbatimit të një fletarrestimi ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe lirimin nga sanksionet, lihet të kuptohet në dokument.