Përmbytet një barkë peshkimi në Alaskë, zhduken pesë njerëz - NACIONALE

Përmbytet një barkë peshkimi në Alaskë, zhduken pesë njerëz

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara tha të dielën se ishte duke kërkuar pesë persona pas raportimit se një barkë peshkimi ishte fundosur gjatë motit të lig dhe detit të trazuar afër kryeqytetit të Alaskës, Juneau.

Ekuipazhi i barkës rreth 15 metra të gjatë, “Wind Walker”, dërgoi një thirrje për ndihmë, duke raportuar se barka po rrokullisej rreth orës 12 e 10 minuta pas mesnatës, por përpjekjet e Rojës Bregdetare për të marrë më shumë të dhëna nga ekuipazhi nuk morën përgjigje, sipas një deklarate për shtyp. Barka u përmbyt në ujërat afër Point Couverden, në jugperëndim të Juneau-s, raporton gazeta “The Guardian”.

Ekuipazhi i një trageti me emrin “AMHS Hubbard” e dëgjoi thirrjen dhe shkuan të partën në vendin e ngjarjes, ndërsa Roja Bregdetare angazhoi një helikopter dhe një barkë, sipas deklaratës për shtyp. Shtatë palë rroba për zhytje në ujë të ftohtë dhe dy drita vezulluese u gjetën në ujë në zonën e kërkimit.

Ekipi emergjent u ballafaqua me borë të dendur, me erë me shpejtësi deri në 96 kilometra në orë dhe me valë të larta në det dhe një pjesë e rajonit, që ndodhet në Gjirin e Alaskës, ishte nën një paralajmërim për stuhi dimërore.

Roja Bregdetare tha se njerëzit që e njohin ekuipazhin e barkës “Wind Walker” kanë thënë se në të ndodheshin pesë persona, por zyrtarët nuk e konfirmuan menjëherë këtë numër.

Lajme të ngjashme