Përfundojnë pas më shumë se katër orësh bisedimet ShBA – Rusi në Arabi - NACIONALE

Përfundojnë pas më shumë se katër orësh bisedimet ShBA – Rusi në Arabi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se kanë përfunduar bisedimet ShBA – Rusi në Riad të Arabisë Saudite.

Bisedimet zgjatën më shumë se katër orë, përfshirë një drekë pune, raporton televizioni BBC.

Drejtori i fondit sovran të pasurisë të Rusisë, Kirill Dmitriev, televizionit shtetëror rus i tha: “Një dialog shumë pozitiv, konstruktiv ka filluar”.

“Ndryshe nga administrata e Bidenit, e cila kurrë nuk u mundua ta dëgjonte pozicionin e Rusisë, kjo ishte një përpjekje shumë e qartë për ta nisur dialogun, për ta kuptuar pozicionin e Rusisë dhe për të diskutuar gjëra për të cilat ne pajtohemi” – shtoi ai.

“Ka shumë pika për të cilat pajtohemi... u njohëm me njëri-tjetrin shumë më mirë... e kuptojmë njëri-tjetrin shumë më mirë tani” – tha më tej anëtari i delegacionit rus.

Ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov, në televizionin shtetëror rus për këto bisedime tha: “Jo keq, jo keq... është vështirë të thuhet nëse (Rusia dhe ShBA-ja) po afrohen, por kjo është ajo që e diskutuam... ishte një diskutim shumë serioz i të gjitha çështjeve mbi të cilat deshëm të preknim... jemi pajtuar për t’i marrë parasysh interesat e njëri-tjetrit dhe për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe, pasi edhe Moska, edhe Uashingtoni janë të interesuar për këtë.”

Sipas tij, palët u pajtuan që “një ekip i ndarë i negociatorëve do të vendosin kontakt në kohën e duhur”.

Më tej, Ushakovi tha se nuk pritet që takimi mes presidentëve Donald Trump e Vladimir Putin të zhvillohet javën e ardhshme./Nacionale

Lajme të ngjashme