Pelosi pritet të vizitojë Taivanin, përkundër kundërshtimit të ushtrisë dhe administratës amerikane
Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi pritet të vizitojë Taivanin në kuadër të turit të saj në Azi, sipas zyrtarëve të lartë qeveritar taivanezë dhe zyrtarëve amerikanë.
Kjo vizitë bëhet pavarësisht nga paralajmërimet e bëra prej zyrtarëve të administratës Biden, të cilët janë të brengosur në lidhje me përgjigjen e Kinës për këtë vizitë të profilit të lartë.
Ndalesa nuk është aktualisht në itinerarin publik të Pelosit dhe vjen në kohën kur raportet Amerikano-Kineze janë veçse në pikë të ulët.
Zyrtarët taivanezë kanë shtuar se ajo pritet të kalojë natën në shtetin e tyre. Është e paqartë se kur Pelosi do të zbres në Taipei, kryeqytetin e Taivanit.
Zyrtarët amerikanë kanë shtuar se zyrtarët nga Departamenti i Mbrojtjes po punojnë gjatë gjithë kohës mbi monitorimin e çfarë lëvizjeje kineze në rajon dhe sigurimin e një plani për ta mbajtur të sigurt.
Çështja e Taivanit – një ishull vetëqeverisës që Kina pretendon se është pjesë e territorit të saj – mbetet një prej më kontestueseve. Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu kinez Xi Jinping e diskutuan për më shumë se dy orë e 17 minuta në një thirrje telefonike të enjten, derisa tensionet janë rritur mes Washingtonit e Pekinit.
“Çështja e Taivanit është më sensitivja, pjesa thelbësore e raporteve të Kinës me Amerikën,” – tha ambasadori kinez.
Bideni muajin e kaluar u shpreh se ushtria amerikane kundërshtonte vizitën e Pelosit në Taivan, megjithëse prej atëherë ka refuzuar që të elaborojë paralajmërimet. Shtëpia e Bardhë ka thënë se është punë e Pelosit se ku udhëton, në anën tjetër.
Administrata merr masa shtesë për sigurinë e Pelosit kur ajo udhëton jashtë vendit për shkak se ajo bën pjesë në linjën presidenciale të vazhdimësisë.
Zyrtarët e administratës janë të shqetësuar pasi udhëtimi i Pelosit vjen në një kohë veçanërisht të tensionuar. Ajo ka qenë për kohë të gjatë kritike e madhe e Partisë Komuniste Kineze.
Ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara ka kundërshtuar vizitën e saj,
“Ne seriozisht shpresojmë se pasojat serioze do të shmangen,” tha ndërkohë zëdhënësi i ambasadës kineze në Washington, Liu Pengyu.
Shkrimi është publikuar në CNN dhe përkthyer nga Nacionalja.