Pasi djali i deputetes opozitare kreu vetëvrasje, partia në pushtet e Polonisë bëhet shënjestër e kritikave
Partia "Rend dhe Ligj" që ka pushtetin në Poloni po kritikohet me të madhe pas pas vdekjes që djalit 15-vjeçar të një deputeteje opozitare, i cili i mori jetën vetes pas raportimeve nga një radio shtetërore që çoi në identifikimin e tij si viktimë e pedofilisë.
Parlamenti polak mbajti një heshtje të martën gjatë varrimit të Mikolaj Filiksit. E ëma e tij, Magdalena Filiks, nga partia opozitare polake Platforma Qytetare, tha javën e kaluar që ai kishte vdekur javën e kaluar.
Tinejxheri i mori jetën vetes disa javë pasi një raportim për një pedofil të dënuar zbuloi detaje rreth viktimave e të cilat mundësuan që Filiksi të identifikohej publikisht me lehtësi.
Radioja zbuloi moshat e minorenëve dhe shtoi se njëri ishte fëmija e një deputeteje. Aty shtohej se burri i dënuar ishte ish-anëtar i Platformës Qytetare dhe kandidat në zgjedhje e aktivist i LGBT-së, raporton The Guardian, përcjell Nacionale.
Ky artikull ka shkaktuar zemërim të madh në Poloni, me mbështetësit opozitarë që pretendojnë se partia në pushtet e ka orkestruar për përfitime politike.
Partia “Rend dhe Ligj” kontrollon mediat polake dhe ka bërë fushatë vazhdimisht kundër të drejtave LGBT.
Lideri i Platformës Qytetare, Donald Trusk, që ishte dikur edhe kryeministër i Polonisë dhe presidentit i Këshillit të Evropës, premtoi se do të kërkonte llogari nga partia në pushtet për çdo “tragjedi që e kishin shkaktuar derisa ishin në pushtet”.
Gazetari që e mbuloi këtë rast, Tomasz Duklanowski, raportohet se ka thënë që e kishte publikuar reportazhin e tij për të treguar se “jo vetëm kisha katolike” fshihte rastet e abuzimit me fëmijë.
Por, edhe zyrtarët e partisë në pushtet nuk kanë qëndruar gojëkyçur. Ministri i arsimit, Pzremyslaw Czarnek, ishte shprehur si vijon:
“Vetë njerëzit që bërtasin më së shumti për luftën kundër pedofilisë janë ata që e fshehin pedofilinë mes tyre,”
