Pas humbjes së zgjedhjeve, kryeministrja e Finlandës ndahet nga burri
Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, ka paraqitur kërkesë për ndarje së bashku me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonne, thanë ata të mërkurën.
“Ne jemi mirënjohës për 19 vitet bashkë dhe për vajzën tonë të dashur. Do të mbetemi miqtë më të mirë”- thanë ata, raporton agjencia “Reuters”.
Zonja Marin dhe bashkëshorti Raikkonen, i cili rishtazi punoi për një kompani kapitali, kanë një vajzë 5 vjeçe. Ata u martuan në vitin 2020, kur kryeministrja ishte duke u ballafaquar me ndikimin e pandemisë së koronavirusit në vendin e saj.
“Ne e jetuam rininë tonë së bashku, hymë në pjekuri së bashku dhe u bëmë prindër për vajzën tonë të dashur së bashku”- shkroi zonja Marin në “Instagram” pas martesës së saj me Raikkonen-in në gushtin e vitit 2020.
Ajo dhe Partia Socialdemokrate i humbën zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar, duke mbetur pas Partisë së Koalicionit Kombëtar dhe nacionalistëve të partisë Finns.
37-vjeçarja ishte kryeministrja më e re, kur erdhi në pushtet më 2019. Edhe pse finlandezët zgjodhën fitues tjetër, zonja Marin vlerësohet nga të huajt si model për udhëheqësit e rinj progresivë.
