Pas armëpushimit të shkurtër, Rusia konfirmon se i ka rinisur luftimet në Ukrainë - NACIONALE

Pas armëpushimit të shkurtër, Rusia konfirmon se i ka rinisur luftimet në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një deklaratë të re, ushtria ruse ka konfirmuar se forcat e saj i kanë rinisur sulmet ndaj Ukrainës pas një armëpushimi të shkurtër e të njoftuar me rastin e Pashkëve.

“Me përfundimin e armëpushimit, forcat e armatosura të Federatës Ruse vazhduan që ta kryenin operacionin special ushtarak” – thuhet në deklaratën e ushtrisë ruse, raporton gazeta “The Guardian”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se ushtria ruse “e respektoi armëpushimin në mënyrë të prerë dhe mbeti në vijat dhe pozicionet e pushtuara më parë”.

Kjo bie ndesh me shkeljet e armëpushimit për të cilat ka raportuar Ukraina. Armëpushimi ishte njoftuar të shtunën nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Forcat ukrainase raportuan për gati tre mijë raste të shkeljes së armëpushimit nga Rusia, ndërsa sulmet më të rënda u shënuan përgjatë vijës së frontit në Pokrovsk, tha të hënën presidenti Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë në rajonin e Khersonit, tre njerëz u vranë dhe tre të tjerë u lënduan nga sulmet ruse gjatë 24 orëve të fundit, sipas guvernatorit Oleksandr Prokudin.

Ai tha se në shënjestër të sulmeve nga forcat ruse ishin disa zona banimi dhe një dyqan.

Në një zhvillim tjetër, forcat sulmuese parashutiste të Ukrainës thanë se ushtarët e tyre kishin ndihmuar në kapjen e nëntë ushtarëve rusë në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase nisën një ofensivë të befasishme vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme