Para Trumpit, Azerbejxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe
Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje, që u quajt historike.
Kjo ndodhi në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Uashington, pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm në Karabak.
“Sot po vendosim paqen në Kaukazin e Jugut”, tha presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev, shkruan Euronews.
Raportohet se Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të krijojnë një korridor të madh tranziti që do të quhet Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar.
Në këtë konferencë, Trump foli edhe për Kosovën e Serbinë.