Pamjet satelitore para dhe pas shembjes së digës në Ukrainë e tregojnë gjerësinë e vërshimeve - NACIONALE

Pamjet satelitore para dhe pas shembjes së digës në Ukrainë e tregojnë gjerësinë e vërshimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fotografitë satelitore para dhe pas shembjes së digës të martën në Ukrainë e shfaqin qartazi masën e shkatërrimit në një territor të gjerë në jug të vendit.

Para se diga në Kakhovka, mbi lumin “Dnieper”, të prishej, në pamje shihen fusha të gjelbra, rrugë të qeta e drurë. Pas vërshimeve, vetëm kulmet e shtëpive dhe majat e drurëve shihen në fotografi. Serrat dhe shtëpitë janë vërshuar pothuajse tërësisht, raporton agjencia “Associated Press”.

Fotografitë para vërshimeve janë bërë në maj dhe në fillim të qershorit. Fotografitë e zonës së njëjtë, të cilat janë bërë pas prishjes së digës, tregojnë se sa shumë është bërë e pajetueshme ajo pjesë.

Ukraina kishte paralajmëruar që nga tetori i vitit të kaluar se në digë ishin vendosur mina nga forcat ruse dhe i ka akuzuar ato për këtë katastrofë. Në anën tjetër, Rusia ka thënë se forcat ukrainase e kanë goditur digën me një raketë.

Ekspertët kanë thënë se struktura ishte në gjendje të keqe dhe kjo, gjithashtu, ka mundur ta shkaktojë shembjen e saj.

Lajme të ngjashme