Pamje: Vonesa në aeroportin e Frankfurtit, shkaktare bora e madhe - NACIONALE

Pamje: Vonesa në aeroportin e Frankfurtit, shkaktare bora e madhe

1 javë më parë

nga NACIONALE

Pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani u ballafaquan me vonesa dhe me disa anulime fluturimesh të martën për shkak të borës së madhe, tha operatori “Fraport”.

Pistat e aeroportit u mbyllën rreth orës 15:00 në mënyrë që të pastroheshin, tha një zëdhënës i operatorit, duke shtuar se një pistë pritej të rikthehej në operim rreth orës 16:15, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në uebfaqen e vet, operatori “Fraport” kërkoi nga udhëtarët që ta kontrollonin statusin e fluturimeve të tyre, pasi kishte mundësi për vonesa e madje edhe për anulime për shkak të kushteve të motit.

Disa fluturime që ishin planifikuar të aterronin në Frankfurt u devijuan për në aeroporte të tjera, si ai i Dueseldorfit apo Shtutgartit, sipas uebfaqes “Flightradard24”.

Lajme të ngjashme