Pamje: Ushtria izraelite thotë se vrau një komandant të Hezbollahut në jug të Libanit - NACIONALE

Pamje: Ushtria izraelite thotë se vrau një komandant të Hezbollahut në jug të Libanit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një komandant i Hezbollahut u vra nga një sulm izraelit me dron në jug të Libanit natën e kaluar, tha ushtria izraelite.

Sulmi në qytezën Babliyeh, në jug të Sidon-it, e la të vrarë Hussein Ali Muzhir-in, për të cilin ushtria izraelite tha se ishte komandant i zjarrit të armëve i Hezbollahut në zonën e Lumit Zahrani, në divizionin rajonal Badr, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Si pjesë e rolit të tij, Hussein avancoi sulme të shumta zjarri drejt Shtetit të Izraelit dhe trupave të ushtrisë izraelite. Për më tepër, ai rishtazi ishte i përfshirë në përpjekjet për t’i rikthyer kapacitetet e artilerisë të grupit terrorist Hezbollah në jug të Libanit” – thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se veprimet e tij “përbëjnë një shkelje flagrante të mirëkuptimeve mes Izraelit dhe Libanit”.

Lajme të ngjashme