Pamje: Uji i detit vërshon me vrull një bazë të largët ushtarake të ShBA-së
Valë gjigante të detit goditën pjesë të një objekti kyç ushtarak të ShBA-së në mes të Oqeanit Paqësor fundjavën e kaluar, duke shkaktuar dëme për riparimin e të cilave do të nevojiten muaj, sipas një raporti të ushtrisë amerikane.
Në një video të publikuar në rrjetin X shihet hyrja e furishme e ujit në një zonë për ngrënie në objektin që ndodhet në ishullin Roi-Namur, ku është e ndërtuar një zonë ushtarake amerikane për testimin e raketave balistike, në Republikën e Ishujve Marshall, raporton televizioni CNN.
Uji i furishëm theu dyer e dritare dhe zhvendosi objekte mobiliesh nëpër objekt dhe arriti në lartësi gati deri në tavan, siç shihet në videon e publikuar.
“Dilni nga ky vend”- dëgjohet duke bërtitur një person pak para se të ndalen dritat dhe të bjerë terri në objekt, rreth orës 21 të shtunën.
Whoahhh!!!! 🌊
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) January 22, 2024
Roi-Namur Island was struck by several substantial waves on Saturday night. It was NOT a tsunami. The powerful waves, driven by cyclonic surges in the open sea, affected the island located in the northern part of the Kwajalein Atoll in the Marshall Islands.
Video… pic.twitter.com/F1jcbmEx8k
Në një video të publikuar në “Facebook”, koloneli Drew Morgan tha se pati vetëm lëndime të lehta nga “valët gjigante e të paparashikuara” që e goditën pikën veriore të ishullit të vogël.
Megjithatë, në një raport të ushtrisë amerikane thuhet se dëmi ndaj infrastrukturës së ishullit është i gjerë.
Pista e ishullit, ku ndodhen 120 pjesëtarë të ushtrisë amerikane, u desh të pastrohej në mënyrë që të mund të nisnin operacionet e rimëkëmbjes, sipas një deklarate të ushtrisë.