Pamje: Treni e ndan në dysh kamionin që po bartte një obus në ShBA - NACIONALE

Pamje: Treni e ndan në dysh kamionin që po bartte një obus në ShBA

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një tren i mallrave goditi një kamion me të cilin po transportohej një automjet ushtarak që dukej si obus i tipit “M109 Paladin” dhe e dëmtoi kalimin mbi binarë në Kaliforninë Jugore.

Jennifer Clinton dhe djali i saj arritën që ta incizonin momentin përderisa ndodheshin në automjetin e tyre. “Biri im është paksa i shqetësuar, por mirë jemi” – tha ajo, duke shtuar se skena ishte “shkatërruese për ta parë” fizikisht, raporton televizioni “Fox News”.

Dëshmitarja i tha gjithashtu televizionit se kamioni me 18 rrota ngeci gjatë përpjekjes për të kaluar matanë binarëve dhe se treni i mallrave, që u përplas me automjetin ushtarak, në fund u ndal.

Disa pjesë të rrugës u mbyllën për periudhë të gjatë për shkak të dëmit të konsiderueshëm në vendkalimin mbi binarë nga përplasja mes dy mjeteve të rënda.

Sipas policisë në qytetin Gooce Creek, asnjë person nuk është lënduar. Sidoqoftë, burri që shihet duke u larguar nga kamioni e refuzoi trajtimin mjekësor.

Nuk qe e qartë se cilës njësi i përket obusi që ndodhej në kamion ose sa është dëmi që u është shkaktuar trenit, kamionit dhe obusit.

Lajme të ngjashme