Pamje: “SpaceX” e nis për të tretën herë anijen kozmike “Starship” pas dy dështimeve - NACIONALE

Pamje: “SpaceX” e nis për të tretën herë anijen kozmike “Starship” pas dy dështimeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anija kozmike “Starship” e kompanisë amerikane “SpaceX” u nis drejt qiellit nga Teksasi i ShBA-së të enjten. Ky është fluturimi i tretë testues i kompanisë së miliarderit Elon Musk, pasi dy fluturimet e mëparshme kishin përfunduar me shpërthime.

Anija kozmike me dy faza, më e gjatë se Statuja e Lirisë, u nis nga baza “Starbase” afër qytetit Boca Chica të Teksasit. Në të nuk ndodhet asnjë njeri. Anija kreu një manovër kyçe për ndarje të fazave gati tre minuta pas nisjes së fluturimit, 72 kilometra mbi sipërfaqen e tokës, raporton agjencia “Reuters”.

Misioni testues, që zgjati shumë më gjatë se përpjekjet e mëparshme vitin e kaluar, e shënoi vetëm përpjekjen e tretë për ta ngritur në qiell anijen kozmike “Starship” përmes shtytësit të raketës “Super Heavy”.

“Starship”-i po endej në hapësirë 15 minuta pas fillimit të fluturimit dhe pritet që të rikthehet në atmosferë rreth 50 minuta pas nisjes së misionit.

Ky fluturim erdhi më pak se 24 orë pasi rregullatorët federalë i dhanë kompanisë “SpaceX” leje për ta kryer këtë testim.

Lajme të ngjashme