Pamje: Protestuesi i turret me vrap Macronit në Holandë, e ndal me forcë sigurimi - NACIONALE

Pamje: Protestuesi i turret me vrap Macronit në Holandë, e ndal me forcë sigurimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një protestues që po vraponte drejt presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Holandë të mërkurën, u kap nga zyrtarët e sigurisë para se të kishte ndonjë kontakt me mysafirin e rëndësishëm.

Incidenti afër kampusit të shkencave të Universitetit të Amsterdamit është i dyti për dy ditë rresht gjatë vizitës së Macronit, pasi ai u pengua gjatë një fjalimi të martën. Franca është përfshirë nga protestat kundër reformës pensionale për ngritjen e moshës së pensionimit.

Burri brohoriti, përderisa ishte i shtrirë në tokë, duke kënduar një këngë që është e njohur në protestat kundër reformës pensionale, në të cilën thuhet: “Jemi këtu, jemi këtu, edhe nëse Macroni nuk do, jemi këtu”, raporton agjencia “Reuters”.

Lajme të ngjashme