Pamje: Princesha Kate bën paraqitjen e parë publike, që nga diagnostifikimi me kancer
Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka bërë paraqitjen e parë publike pas gati shtatë muajsh, kur u diagnostifikua me kancer.
Mediat e huaja si “Telegraph” kanë publikuar pamje të saj, ku ajo shihet në veturë me Princin William.
Ajo po merr pjesë në festën e ditëlindjes së Mbretit Charles.
Të premten, Kate në një njoftim tha se ka përjetuar “ditë të mira dhe ditë të këqija” gjatë kimioterapisë dhe pret që trajtimi i saj të vazhdojë edhe disa muaj.
“Jam duke bërë progres të mirë, por secili që ka kaluar kimioterapinë e di që ka ditë të mira dhe ditë të këqija.” – ka thënë princesha.
Ajo pritet ta ndjekë paradën pranë familjes nga ballkoni mbretëror.
Ky sipas mediave të huaja, është një moment i veçantë, pasi princesha pritet ta bëjë paraqitjen e parë publike që nga Dita e Krishtlindjeve.
Por kjo nuk do të thotë që ajo do t’i rikthehet detyrave publike, dhe përgjatë procesit të shërimit, secila paraqitje duhet të bëhet me këshillën e mjekëve.
“Jam prekur shumë nga të gjitha mesazhet e përkrahjes dhe inkurajimin përgjatë muajve të fundit. Me të vërtetë ka bërë një dallim të madh për mua dhe Ëilliam dhe n aka ndihmuar të dyve gjatë disa prej kohëve më të vështira”.