Pamje: Pasagjeri e pa rrezikun para përplasjes së helikopterëve, e preku pilotin - NACIONALE

Pamje: Pasagjeri e pa rrezikun para përplasjes së helikopterëve, e preku pilotin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një i mbijetuar i përplasjes vdekjeprurëse mes dy helikopterëve në Australi ishte përpjekur që ta paralajmëronte pilotin për rrezikun e menjëhershëm që po u afrohej, siç duket në një video.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, një pasagjer në pjesën e pasme të helikopterit shihet duke e prekur pilotin në shpatull, shkruan BBC, përcjell “Nacionale”.

Piloti Michael James e kthen kokën gjatë reagimit, ndërsa pasagjeri kapet në karrigen e pilotit për t’u mbajtur.

Helikopteri në të cilin ndodheshin ata dhe një tjetër përplasen një çast më vonë, duke lënë të vdekur një çift britanik dhe dy australianë në helikopterin tjetër.

James-i arriti që ta ulte helikopterin në mënyrë të sigurt, pasi flatra e helikopterit tjetër, që ishte duke u ngritur lart, u përplas në xhamin e helikopterit që ai po e drejtonte.

Pesë nga gjashtë personat që ndodheshin në helikopterin që po ulej, kanë pësuar lëndime të lehta.

Tre persona që ndodheshin në helikopterin tjetër, kanë pësuar lëndime serioze, pasi helikopteri ka rënë shpejt në tokë.

Të dy helikopterët ishin duke kryer fluturime për shëtitjen e turistëve.

Lajme të ngjashme