Pamje: Një aeroplan rrëzohet në det në Australi, ka viktima - NACIONALE

Pamje: Një aeroplan rrëzohet në det në Australi, ka viktima

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan i vogël u rrëzua afër Ishullit Rottnest, që ndodhet afër qytetit perëndimor australian, Perth, duke lënë të vdekur dy turistë nga Zvicra e Danimarka si dhe pilotin, thanë të mërkurën autoritetet australiane.

Në aeroplan ndodheshin gjashtë turistë, kur ai u rrëzua të martën pasdite afër Ishullit Rottnest, destinacion i popullarizuar turistik rreth 30 kilometra në perëndim të qytetit Perth. Tre turistë pësuan lëndime, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Mendimet e mia janë me familjet dhe miqtë e viktimave. Pa dyshim se kjo është shumë e vështirë për të gjithë për përfshirët” – tha në një konferencë për gazetarë kryeministri rajonal i Australisë Perëndimore, Roger Cook.

Rrëzimi ndodhi para syve të disa pushuesve, përfshirë familje me fëmijë që po i kalonin pushimet në ishull, shtoi Cook.

Komisionari shtetëror i policisë, Col Blanch, tha se autoritetet kishin nisur një hetim për t’i zbuluar shkaktarët e aksidentit.

Lajme të ngjashme