Pamje: Izraeli thotë se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut në Liban
Izraeli tha të enjten se një komandant i lartë i Hezbollahut është vrarë përmes sulmeve ajrore që u kryen natën e kaluar në jug të Libanit. Thuhet se u vu në shënjestër edhe një grup tjetër i operativëve të grupit.
Raportohet se aeroplanët luftarakë izraelitë kryen sulme natën edhe në zonën e portit Latakia të Sirisë, ku pati shpërthime masive, sipas raportimeve të mediave siriane e libaneze të enjten herët, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Autoritetet libaneze raportuan për të paktën katër të vrarë nga dy sulme të ndryshme gjatë natës në jug të vendit.
Në distriktin Tyre, ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer një sulm me dron pak pas mesnatës të enjten, duke e vrarë Ahmed Adnan Bajija-n, komandant batalioni në forcën elite Radwan të Hezbollahut.
Ushtria izraelite tha se Bajija ishte i përfshirë në drejtimin e shumë sulmeve ndaj Izraelit dhe trupave izraelite në luftë dhe muajve të fundit, në kohën e armëpushimit.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit publikuan pamje të sulmit në fshatin Derdghaiya, afër Maaroub-it.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi se një burrë u vra në këtë sulm. Në një fotografi shihet një veturë e shkatërruar në flakë.
כלי-טיס של חיל-האוויר, בהכוונת אוגדה 91, תקף במהלך הלילה בדרום לבנון וחיסל את המחבל אחמד עדנאן בג'יג'ה, מפקד גדוד ב'כוח רדואן' של ארגון הטרור חיזבאללה. pic.twitter.com/XPbvZ3wKVi
— Israeli Air Force (@IAFsite) March 27, 2025