Pamje: Emocionet e nënës ukrainase, kur ia dëgjon zërin të birit ushtar që e mendonte të vrarë - NACIONALE

Pamje: Emocionet e nënës ukrainase, kur ia dëgjon zërin të birit ushtar që e mendonte të vrarë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Familja e Nazar Daletksyi-t ishte e sigurt se ushtari ishte vrarë në luftime.

Në vitin 2023, ata mendonin se e kishin varrosur trupin e tij në varret e fshatit, në pjesën perëndimore të Ukrainës, raporton televizioni BBC.

Megjithatë, Nazari porsa e telefonoi nënën e vet, i dobët e i dërrmuar, por gjallë. Ai është liruar nga rusët në valën më të re të shkëmbimit të të burgosurve.

“Emocionet e mia ishin shumë të forta” – i tha nëna e ushtarit, Nataliya, televizionit BBC, ende duke e marrë veten nga ndjenja e shokut.

Gëzimi i familjes në telefonatën e parë me të afërmin e tyre është shumë i madh. Momenti është incizuar.

Nataliya e pyet të birin nëse trupin e ka të paprekur: “I ke duart, këmbët, gjithçka?” – dëshiron të dijë ajo.

“Fëmija im i artë, kam qenë duke të pritur shumë gjatë” – shtoi zonja në telefon.

Kushërira e Nazarit, Roksolana, bërtet dhe kërcen nga gëzimi në prapavijë.

“Ishte shumë e çuditshme, sepse biri im kishte vdekur, unë e varrosa, por ja ku është zëri i tij. A mund t’i imagjinoni emocionet e një nëne? Lumturi. Lumturi e madhe. Nuk munda t’i mbaja lotët” – tha më tej nëna e gëzuar.

Lajme të ngjashme