Pakistani thërret takim urgjent të sigurisë pas shkëmbimit të sulmeve me Iranin - NACIONALE

Pakistani thërret takim urgjent të sigurisë pas shkëmbimit të sulmeve me Iranin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë i Pakistanit, Anëal ul Haq Kakar, do të mbajë një takim urgjent të sigurisë të premten me shefa ushtarakë e të inteligjencës pas shkëmbimit të sulmeve vdekjeprurëse me Iranin ndaj caqeve ushtarake këtë javë, raporton agjencia AFP.

“Kryeministri ka thërritur një takim të komitetit të sigurisë kombëtare që është caktuar të mbahet sot”- i tha agjencisë AFP një zëdhënës i zyrës së tij.

Një zyrtar i sigurisë në Islamabad tha se në takimin e mesditës do të marrin pjesë komandanti i ushtrisë dhe drejtori i shërbimeve të inteligjencës, shkruan gazeta “The Guardian”.

Irani kreu një sulm me raketa e dronë ndaj atyre që i quajti caqe “terroriste” në Pakistan në martën në mbrëmje, ndërsa Pakistani kreu sulme ndaj caqeve ushtarake brenda Iranit të enjten.

Veprimet e rralla ushtarake në rajonin kufitar të Baloçistanit mes dy vendeve i ka ngritur më tej tensionet rajonale, edhe ashtu të larta nga lufta Izrael – Hamas.

Pakistani e ka tërhequr ambasadorin e vet nga Teherani dhe ka thënë se ambasadori iranian në Islamabad – që është për vizitë në atdhe – nuk do të lejohet që të kthehet në Islamabad.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, ndërsa Kina ka bërë ofertë që të ndërmjetësojë për të gjetur një zgjidhje.

Lajme të ngjashme