“Pa Ukrainën”: Zelensky i kritikon nga Turqia bisedimet ShBA – Rusi - NACIONALE

“Pa Ukrainën”: Zelensky i kritikon nga Turqia bisedimet ShBA – Rusi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga Ankaraja e kritikoi takimin mes delegacioneve të ShBA-së e Rusisë të martën në Arabinë Saudite, duke e përshkruar si bisedime për Ukrainën “pa Ukrainën”.

Asnjë zyrtar ukrainas nuk ishte i ftuar në këto bisedime, raporton televizioni BBC.

Zelensky foli në Ankara në një konferencë të përbashkët për gazetarë me homologun turk, Rexhep Erdogan.

Presidenti ukrainas tha se me Erdoganin diskutoi procese globale në hollësi “që do të mund të çonin te përfundimi i luftës”.

Sipas tij, dy udhëheqësit shqyrtuan mundësi të ndryshme dhe deklaroi se është “në mënyrë themelore e rëndësishme se çfarëdo bisede për fundin e luftës të mos ndodhë prapa shpinës së palëve të përfshira”.

Për paqe të qëndrueshme, tha Zelensky, “është me rëndësi që të mos bëhet asnjë gabim”.

Më tej, Zelensky tha se në tavolinën e bisedimeve duhet të përfaqësohen të gjitha palët – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Ukraina.

Lajme të ngjashme