Orbani e sinjalizon bllokimin e Ukrainës: BE-ja po përgatitet për gabim të tmerrshëm, duhet ndalur - NACIONALE

Orbani e sinjalizon bllokimin e Ukrainës: BE-ja po përgatitet për gabim të tmerrshëm, duhet ndalur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ditë para fillimit të një samiti kyç të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e përsëriti pozicionin e tij se Budapesti do ta bllokojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën.

“Bashkimi Evropian po përgatitet për një gabim të tmerrshëm dhe ata duhet të parandalohen në këtë – edhe nëse 26 [shtete të BE-së] duan ta bëjnë këtë dhe vetëm ne jemi kundër”- tha kryeministri hungarez, raporton gazeta “The Guardian”.

Duke folur në një intervistë me një publikuar pro-qeveritar hungarez, Orbani shtoi: “Pozicioni hungarez është që, nëse duam t’i japim Ukrainës përkrahje, një sinjal gjeopolitik, atëherë t’ia japim – por kjo nuk është anëtarësia. Ta lëmë anëtarësinë ashtu siç është.”

Sipas politikanit hungarez, hapja e rrugës së anëtarësimit për Ukrainën do ta minonte besueshmërinë e bllokut.

“Për këtë arsye them, hiqeni anëtarësimin nga agjenda, Hungaria do të këmbëngulë për këtë, pra kjo çështje nuk ia vlen të debatohet seriozisht, ajo rrugë është e mbyllur, sepse Hungaria nuk pajtohet me të, por të flasim në mënyrë të ndjeshme për atë se si, brenda kornizës së një partneriteti strategjik, t’ua japim ukrainasve gjërat në të cilat ne i fuqizojmë ata në aspekt gjeostrategjik”- tha ai.

Më tej, Orbani shtoi se ai nuk i përzien çështjet e parave dhe të ato parimeve. Sa u përket fondeve të ngrira të BE-së për Hungarinë, ai theksoi që beson se këto para ia kanë borxh Hungarisë.

Sidoqoftë, ai u shpreh i hapur për kompromise rreth çështjeve financiare.

“Jam i gatshëm për çështje financiare për të bërë marrëveshje financiare, por nuk jam i gatshëm për çështje financiare për të bërë marrëveshje strategjike ose politike”- deklaroi kryeministri hungarez.

Lajme të ngjashme