Orbani e sfidon Gjykatën e Hagës: Do ta ftoj Netanyahun për vizitë në Hungari, s'do të arrestohet - NACIONALE

Orbani e sfidon Gjykatën e Hagës: Do ta ftoj Netanyahun për vizitë në Hungari, s'do të arrestohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha të premten se do ta ftojë homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, në Hungari, duke thënë se ai do të garantojë që urdhërarresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penle (GjNP) ndaj Netanyahut “nuk do të zbatohet”.

Orbani, vendi i të cilit është duke e mbajtur presidencën e përkohshme 6-mujore të Bashkimit Evropian, thanë radion shtetërore se urdhërarresti i GjNP-së është “i gabuar” dhe se kryeministri izraelit do të jetë në gjendje që të zhvillojë bisedime në Hungari “në sigurinë e duhur”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Sot do ta ftoj kryeministrin e Izraelit, z. Netanyahu, për një vizitë në Hungari dhe në atë ftesë, unë do t’i garantoj atij që nëse vjen, vendimi i GjNP-së nuk do të ketë efekt në Hungari dhe ne nuk do ta zbatojmë përmbajtjen e tij” – deklaroi kryeministri hungarez.

Që nga ardhja në pushtet e Orbanit dhe partisë së tij nacionaliste, Fidesz, në vitin 2010, ai dhe Netanyahu kanë ndërtuar lidhje të ngushta politike. Netanyahu e kishte vizituar Budapestin më 2017.

Udhëheqësit izraelitë dhe Shtëpia e Bardhë e kanë dënuar ashpër vendimin e GjNP-së për lëshimin e urdhërarresteve, ndërsa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se urdhërarrestet nuk janë politike dhe se të gjitha shtetet e BE-së duhet ta respektojnë dhe ta zbatojnë vendimin e gjykatës.

Brenda Bashkimit Evropian, Hungaria dhe Çekia kanë qenë përkrahëse të fuqishme të Izraelit, ndërsa vende të tjera si Spanja dhe Irlanda e theksojnë mbështetjen e tyre për palestinezët.

Ministria e Jashtme e Çekisë, duke reaguar pas vendimit të GjNP-së për Netanyahun, tha se Praga do t’i respektojë detyrimet e veta ligjore ndërkombëtare./Nacionale

Lajme të ngjashme