OKB-ja e miraton rezolutën që e mbështet sovranitetin e Marokut mbi Saharën Perëndimore - NACIONALE

OKB-ja e miraton rezolutën që e mbështet sovranitetin e Marokut mbi Saharën Perëndimore

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të mbështetur nga ShBA-ja që e mbështet pretendimin e Marokut për sovranitet mbi Saharën Perëndimore, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga Algjeria.

Edhe pse votimi i së premtes kishte përçarje, rezoluta e ofron mbështetjen më të fuqishme deri më tani për planin e Marokut për ta mbajtur sovranitetin mbi territorin e kontestuar, që gjithashtu e ka mbështetjen e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe një numri në rritje të aleatëve afrikanë, raporton gazeta “The Guardian”.

Rezoluta i referohet planit të Marokut si bazë për negocim. Njësoj si në rezolutat e viteve të mëparshme, në tekst nuk përmendet referendumi për vetëvendosje që e përfshin pavarësinë si opsion, që është zgjidhja e favorizuar për një kohë të gjatë nga Fronti Polisario pro pavarësisë dhe aleatët e tij, përfshirë Algjerinë, Rusinë dhe Kinën.

Sahara Perëndimore është rrip i pasur me fosfat i shkretëtirës bregdetare me sipërfaqe rreth madhësisë së shtetit Kolorado të ShBA-së dhe ishte nën pushtetin spanjoll deri në vitin 1975. Territori pretendohet nga Maroku dhe Fronti Polisario, që operon nga kampet e refugjatëve në jugperëndim të Algjerisë dhe që pretendon se e përfaqëson popullin Sahrawi, indogjen në territorin e kontestuar.

Mike Waltz, ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB, tha se votimi i rezolutës ishte “historik” dhe “do ta ndërtojë momentumin për një paqe të gjatë, shumë të vonuar, në Saharën Perëndimore”./Nacionale

Lajme të ngjashme