OBSh-ja shumë e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse në Gaza - NACIONALE

OBSh-ja shumë e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është shumë e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse në Gaza, përderisa qindra mijëra palestinezë mbeten të zhvendosur, shumë prej tyre në strehimore e qendra shëndetësore të stërngarkuara.

CNN

Në një deklaratë të lëshuar të premten, drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se sëmundjet dhe problemet e tjera shëndetësore të paraqitura më poshtë janë dokumentuar në strehimore në mbarë rripin e Gazës nga mesi i tetorit deri në mesin e dhjetorit:

-Rreth 180 mijë raste të infeksioneve të traktit të sipërm të frymëmarrjes;

-136 mijë e 400 raste të diarresë – gjysma në mesin e fëmijëve nën moshën 5-vjeçare;

-55 mijë e 400 raste të pranisë së morrave dhe zgjebes;

-5 mijë e 330 raste të variçelës;

-42 mijë e 700 raste të shenjave në lëkurë;

-4 mijë e 683 raste të sindromit akut të verdhëzës;

-126 raste të meningjitit

“OBSh-ja dhe partnerët janë duke punuar pa u lodhur për t’i mbështetur autoritetet shëndetësore që t’i shtojnë vëzhgimin dhe kontrollin e sëmundjeve përmes furnizimit me ilaçe, testeve për t’i përkrahur zbulimin dhe reagimin e shpejtë ndaj sëmundjeve ngjitëse si hepatiti dhe po mundohet që ta përmirësojë qasjen në ujë të sigurt, ushqim, shërbime sanitare e higjienike”- thuhet në deklaratë.

Deri më tani, 1,9 milion palestinezë, që përbëjnë rreth 85 për qind të popullsisë së Gazës, janë zhvendosur nga 7 tetori, sipas një agjencie të OKB-së.

Ndërkohë, vetëm 13 nga 36 spitalet e Gazës mbeten pjesërisht funksionale, ndërsa dy spitale të tjera po funksionojnë minimalisht, tha OBSh-ja të mërkurën.

Lajme të ngjashme