OBSH-ja paralajmëron për numrin alarmues të personave që po pinë cigare elektronike - NACIONALE

OBSH-ja paralajmëron për numrin alarmues të personave që po pinë cigare elektronike

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 100 milionë njerëz, përfshirë të paktën 15 milionë fëmijë, i përdorin të ashtuquajturat cigare elektronike, duke nxitur një valë të re të varësisë nga nikotina.

Fëmijët kanë mesatarisht nëntë herë më shumë gjasa për të përdorur cigare elektronike, sipas OBSh-së, duke u mbëhstetur në shifra globale, raporton televizioni BBC.

Dr. Ettiene Krug nga Organizata Botërore e Shëndeësisë tha se cigarette elekotrinike po nxinin një valë të re të varësisë nga nikotina. “Ato reklamohen si zvogëlim i dëmit, por, në realitet, po i lidhin fëmijët për nicotine më herët dhe rrezikojnë që të minojnë progres të bërë me dekada” – paralajmëroi Krug.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e akuzoi industrinë e duhanit për “shënjestrim agresiv” të të rinjve.

“Miliona njerëz po e ndalin, ose nuk po e nisin, përdorimin e duhanit falë përpjekjeve për kontrollimin e duhanit nga vendet përreth botës” – shtoi ai.

“Si kundërpërgjigje ndaj këtij progresi të fortë, industria e duhanit po lufton kundër kësaj me produkte të reja të nikotinës, duke i shënjestruar në mënyrë agresive të rinjtë. Qeveritë duhet të veprojnë më shpejt dhe më fuqishëm në zbatimin e politikave të dëshmuara për kontrollimin e duhanit” – tha më tej drejtori i OBSh-së.

Shifrat për personat që përdorin cigare elektronike janë vlerësim, pasi disa shtete – 109 gjithsej, shumë prej tyre në Afrikë dhe Azi Juglindore – nuk mbajnë të dhëna për këtë dukuri.

Sipas raportit, deri në shkurt të këtij viti, së paku 86 milionë përdorues të cigareve elektronike ishin të rritur, kryesisht në shtete me të ardhura të larta, ndërsa të paktën 15 milionë të tjerë ishin adoleshentë të moshës mes 13 e 15-vjeçare, duke u mbështetur në sondazhe nga 123 shtete.

Ndërkohë, përdorimi i duhanit ka shënuar rënie në dekadat e mijëvjeçarit të ri. Nga 1,38 miliard përdorues në vitin 2000, ky numër deri vitin e kaluar ra në 1,2 miliard./Nacionale

Lajme të ngjashme