OBSH: Evropa në 'epiqendrën' e shpërthimit të lisë së majmunëve
Europa mbetet në "epiqendrën" shpërthimit global të lisë së majmunëve, ka thënë zyra rajonale evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Janë 25 vende në rajon që kanë raportuar më shumë se 1500 raste -- 85% e totalit global, raporton OBSH.
"Përmasat e këtij shpërthimi përbëjnë rrezik real; sa më gjatë të qarkullojë virusi, aq më shumë do të zgjerojë shtrirjen e tij dhe aq më e fortë do të bëhet baza e sëmundjes në vendet jo-endemike," tha drejtori rajonal për Evropën, Hans Kluge.
Ai u bëri thirrje pacientëve me raste të dyshuara ose të konfirmuara që të izolohen derisa simptomat e tyre të kalojnë.
Shumica e pacientëve me linë së majmunëve kanë qenë të gjinisë mashkullore që kanë bërë seks me po ashtu gjininë mashkullore, me shumë pacientë - edhe pse jo të gjithë - që raportojnë partnerë të shumtë seksualë, shtoi ai, raporton Euronews.
Kluge bëri thirrje kundër stigmatizimit të komuniteteve të caktuara, duke thënë se virusi nuk ishte "i lidhur me ndonjë grup specifik".
Ai gjithashtu theksoi se ka “sasi të kufizuara vaksinash dhe antivirale për linë e majmunëve dhe të dhëna të kufizuara për përdorimin e tyre”.
"Vaksinimi masiv nuk rekomandohet ose nuk nevojitet në këtë kohë," tha Kluge, duke u kërkuar vendeve që të mos përdorin një qasje "Unë së pari".
"Unë u kërkoj qeverive të trajtojnë linë e majmunëve pa përsëritur gabimet e pandemisë - dhe duke mbajtur barazinë në qëndrër të gjithçkaje që bëjmë."
Reagimi vjen një ditë pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të blinin 110,000 doza të vaksinës kundër lisë së majmunit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur virusin, shpërthimin global "të pazakontë dhe shqetësues". Ata do të vendosin javën e ardhshme nëse do ta shpallin shpërthimin e sëmundjes, emergjencë globale shëndetësore.