“Nuk ka të lënduar”: Çka dihet për dronin nga Libani që u nis drejt shtëpisë së Netanyahut? - NACIONALE

“Nuk ka të lënduar”: Çka dihet për dronin nga Libani që u nis drejt shtëpisë së Netanyahut?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa orë më parë, Reuters raporti në lidhje me një dron, i cili sipas deklaratave zyrtare të zëdhënësit të kryeministrit izraelit, ishte nisur në drejtim të shtëpisë së Benjamin Netanyahut.

BBC-ja shkruan se droni ishte “lëshuar drejt” rezidencës private të kryeministrit izraelit Netanyahu në qytetin bregdetar të Cezaresë. Ky është konfirmimi nga zyrja e kryeministrit Netanyahu.

“Kryeministri dhe gruaja e tij nuk ishin në lokacion, dhe nuk pati të lënduar në incident”, thuhet në një deklaratë, transmeton Nacionale.

Ushtria izraelite gjatë ditë tha se tre drone u nisën nga Libani për në Izrael herët të shtunën në mëngjes, me një që goditi një ndërtesë në Cezare.

Qeveria izraelite nuk ka thënë nëse ndërtesa ishte pjesë e rezidencës së kryeministrit dhe as shkallën e ndonjë dëmtimi pas sulmit me dron.

Në mëngjes, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thane se “në orën e fundit, tre mjete ajrore pa pilot kaluan në vend nga Libani”.

"Dy nga mjetet ajrore u kapën. Një tjetër mjet ajror goditi një ndërtesë në Cezare, pa të lënduar” – thuhej tutje.

Netanyahu përdor dy shtëpi private në Cezare e Jerusalem dhe ka kaluar gjithashtu kohë në Beit Aghion, rezidenca zyrtare e kryeministrit në Jerusalem, e cila aktualisht është duke u rinovuar.

Lajme të ngjashme