Nuk dorëzohet Biden: Do të qëndroj në garë
Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është kritikuar për paraqitjen e tij në debatin e parë të garës për president, ku u përballë me kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump.
Në ShBA kishte shumë spekulime në lidhje me vazhdimin e garës nga ana e presidentit Biden, me njerëz të kërkonin që ai të lëshonte rrugë për ndonjë kandidat tjetër më efikas në përballjen me Trumpin.
Megjithatë, duket se Biden nuk është duke e menduar largimin nga gara. Madje, këtë e ka bërë të qartë edhe në një shkrim në faqen e tij në rrjetin social “X”, transmeton Nacionale.
Biden ka shkruar qartësisht se do të vazhdojë garën për president për zgjedhjet që mbahen në nëntor të këtij viti.
"Më lejoni ta them këtë sa më qartë që të mundem:
Unë jam presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara.
Unë jam kandidati i Partisë Demokratike.
Unë do të qëndroj në garë." - ka shkruar Biden.
Let me say this as clearly as I can:
— Joe Biden (@JoeBiden) July 5, 2024
I’m the sitting President of the United States.
I’m the nominee of the Democratic party.
I’m staying in the race.