Njësiti elit ushtarak CAPSAT thotë se e ka marrë pushtetin në Madagaskar - NACIONALE

Njësiti elit ushtarak CAPSAT thotë se e ka marrë pushtetin në Madagaskar

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kolonel Michael Randrianiria, komandant i njësitit elit ushtarak të Madagaskarit, CAPSAT, ka lexuar një deklaratë në radion publike, në të cilën ka thënë: “Ne e kemi marrë pushtetin.”

Njësiti CAPSAT e sfidoi në fundjavë autoritetin e presidentit Andry Rajoelina, duke i bashkuar forcat papritmas me protestuesit që po e kërkonin dorëheqjen e presidentit, raporton televizioni BBC.

Vetë anëtarët e partisë së presidentit, RIMAR, ishin të pranishëm në votimin për hetim ndaj tij, duke ia shtuar presionin për të dhënë dorëheqje.

Koloneli Randrianirina tha se njësiti i tij do t’i pezullojë të gjitha institucionet kushtetuese, me përjashtim të dhomës së ulët të Kuvendit. Këtu përfshihen Senati, Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni Zgjedhor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Randrianiria tha se njësiti CAPSAAT do të themelojë një komision me oficerë nga ushtria, xhandarmëria dhe policia kombëtare.

“Ndoshta me kohën [komisioni] do të përfshijë këshilltarë të lartë civilë. Është ky komision ai që do ta kryejë punën e presidencës” – citohet të ketë thënë ai.

“Në të njëjtën kohë, pas disa ditësh, ne do të ndërtojmë një qeveri civile” – shtoi koloneli.

Mediat lokale raportuan se Gjykata Kushtetuese në Madagaskar e ka konfirmuar lidershipin e kolonelit Randrianirina.

Gjykata gjithashtu i konfirmoi si vende të lira pozitën e presidentit dhe kryetarit të Senatit.

Gjykata Kushtetuese e mori vendimin pavarësisht faktit se ushtria e kishte njoftuar pezullimin e aktiviteteve të saj./Nacionale

Lajme të ngjashme