Një helikopter “Osprey” i ShBA-së rrëzohet afër Japonisë - NACIONALE

Një helikopter “Osprey” i ShBA-së rrëzohet afër Japonisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një helikopter ushtarak amerikan i tipit “Osprey” u përplas të mërkurën në oqean, afër ishullit Yakushima të Japonisë me tetë persona në të, tha roja bregdetare japoneze.

Një zëdhënës i rojës bregdetare tha se nuk ka hollësi të mëtejme për incidentin, as për sigurinë e personave që ndodheshin në helikopter, raporton agjencia “Reuters”.

Rrëzimi ndodhi rreth orës 2 e 47 minuta të pasdites sipas kohës lokale.

Banorët raportuan se një helikopter kishte zjarr që i dilte nga motori i majtë, përderisa binte në det, raportoi televizioni japonez, MBC.

Një zëdhënës i forcave amerikane në Japoni nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Lajme të ngjashme