Një fëmijë 8-vjeçar vritet nga raketa ruse në perëndim të Ukrainës - NACIONALE

Një fëmijë 8-vjeçar vritet nga raketa ruse në perëndim të Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rajoni perëndimor ukrainas, Ivano-Frankivsk, ishte cak i një sulmi rus me raketa të premten paradite dhe një fëmijë 8-vjeçar u vra, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Rreth orës 10 paradite, ushtria ruse hodhi raketa balistike ndaj infrastrukturës së rajonit Ivano-Frakivsk. Raketa e goditi territorin e një shtëpie private në distriktin Kolomyia”- thuhet në njoftim.

“Një 8-vjeçar vdiq si rezultat i sulmit. Informatat për viktima të tjera janë tash për tash duke u qartësuar”- thuhet më tej, raporton televizioni CNN.

Svitlana Onyshchuk, drejtoreshë e administratës rajonale ushtarake në Ivano-Frankivsk, tha se fëmija ishte dërguar në spital në gjendje kritike dhe mjekët nuk arritën që ta shpëtonin.

Lajme të ngjashme