Një dyqan i drogës që shet heroinë dhe krak po hapet në Kanadë
Një dyqan që do shes heroinë dhe krak pritet të hapet në Vankuver, Kanadë, në fund të muajit si pjesë e procesit të dekriminalizimit të drogave të rënda.
Provinca në perëndim të Kanadës do të dekriminalizojë posedimin e dorgave të Klasës A për përdorim personal më 31 janar - një vendim që është kritikuar gjërësisht nga politikanët dhe analistët konservativë.
Biznesmeni lokal, Jerry Martin ka konfirmuar se planifikon të hap Dyqan Drogash, i cili do t'u jap mundësi kleintëve të blejnë deri në 2.5 gramë heroinë, krak ose droga tjera të rënda si methamfetamina.
Stafi do të jetë i paisur me jelek antiplumb, po ashtu edhe maska për ta mbrojtur identitetin.
Plani i tij biznesor, i cili u nda me "Vice", shkruan: "Dyqani i Drogave do t'u jep mundësi klientëve të blejnë droga të sigurta dhe të testuara, mjete si gjilpëra të papërdorua dhe të sterelizuara, pipa, etj... dhe informacion edukues."
Pavarësisht dekriminalizimit të drogave të tilla, shitja e substancave si heroina do të mbetet e kundërligjshme, që nënkupton se dyqani i Martin do ta thyejë ligjin.
Mirëpo, policia në Vankuver më herët ka lejuar dyqane të shesin kanabis, edhe pse ishte e kundërligjshme - duke thënë në raste të caktuara se oficerët kanë "tjera prioritete".
Martin, i cili një herë kishte dalë në gjyq për udhëheqje të një lokali kanabisi, tha se do të fillonte procedurë gjyqësore nëse arrestohet.
Duke folur për "CTV", ai u shpreh: "Shumë prej këtyre njerëzve rrezikojnë çdo ditë për të blerë drogë, nëse nuk është e pastër ose e sigurt, e vënë veten në situata të rrezikshme.
"Shumë predatorë atje marrin gra për të bëra gjëra për drogë.
"Nuk mendoj se është shumë e rehatshme për këdo, kështu që ata mund të vijnë këtu dhe të mos shqetësohen për këso gjëra."
Martin, një 51-vjeçar i varur nga droga, shtoi: "Për njerëzit që mendojnë se është ide e keqe, duhet të shikoni nga këndi i përdoruesit ose këndi i familjes së përdoruesit."
Avokati i tij, Paul Lewis, gjithashtu e përshkroi Vankuverin si pjesë "shumë progresive" e vendit.
Derisa Martin e sheh dekriminalizimin si mënyrë të reduktimit të rrezikshmërisë në marrjen e drogave, lëvizja radikale është dënuar nga disa - përfshirë Pierre Poilievre, liderin e ri të Partisë Konservative të Kanadës, i cili tha se ishte "politikë e qëllimshme nga liberalët dhe qeveritë për ë ofruar droga të financuara nga taksapaguasit popullit me një qasje më të lehtë në këtë helm."
Ai gjithashtu tha se këto politika do të ndihmonin në "rritjen e madhe të mbidozave dhe rritje masive të krimit."