Ngjarje e rëndë në Indi, dyshohet për 100 të vdekur në një tubim fetar hindu
Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në një përplasje në një tubim fetar në Indinë veriore, raporton BBC.
Incidenti ka ndodhur në një satsang (një ngjarje fetare e fesë hindu) në distriktin Hathras në shtetin Uttar Pradesh.
Viktimat, duke përfshirë një numër të madh grash dhe disa fëmijë, janë ende duke u identifikuar.
Të mbijetuarit kanë përshkruar se si ndodhi fatkeqësia, ndërsa u përpoqën të largoheshin nga ngjarja në fshatin Mughalgarhi.
Një zëdhënës i një oficeri të lartë policie në Uttar Pradesh i tha BBC-së se "do të duheshin orë për të publikuar raportin përfundimtar", por konfirmoi të paktën 100 të vdekur.
Një dëshmitar okular, i tha BBC-së se gjithçka po shkonte mirë, derisa "papritur dëgjova britma dhe para se ta kuptoja, njerëzit binin mbi njëri-tjetrin".