Netanyahu u kërkon iranianëve ta kundërshtojnë regjimin, ua premton teknologjinë e ujit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, publikoi të martën një video-deklaratë si adresim të drejtpërdrejtë ndaj popullit iranian, duke i bërë thirrje atij që të dalë kundër regjimit dhe duke premtuar se teknologjia izraelite e ujit do të depërtojë në vendin e tyre porsa regjimi të rrëzohet nga pushteti, pasi presidenti i Iranit vajtoi për mungesën e ujit.
“Përshëndetje nga Jerusalemi, popullit krenar të Iranit. Udhëheqësit tuaj na e bënë neve të detyrueshme luftën 12-ditore dhe ata humbën në mënyrë të mjerë” – tha kryeministri izraelit, duke iu referuar konfliktit qershor, kur Izraeli nisi një sulm, pasi kishte vlerësuar se programet bërthamore dhe raketore të Teheranit paraqisnin rrezik të menjëhershëm ekzistencial ndaj tij, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
“Ata gënjejnë përmes dhëmbëve të tyre, por në raste të rralla e thonë të vërtetën” – shtoi Netanyahu, duke e parafrazuar presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian: “Ne kemi probleme me ujin, rrymën, paratë dhe inflacionin – ku nuk kemi problem? Nuk do të ketë ujë në diga nga shtatori ose tetori.”
“Ai ka të drejtë. Gjithçka është duke kolapsuar. Në këtë vapë brutale të verës, ju nuk keni madje ujë të pastër, të ftohtë për t’u dhënë fëmijëve tuaj”- tha kryeministri izraelit.
PM Netanyahu to the people of Iran:
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) August 12, 2025
As our founding father, Theodor Herzl, said of the Jewish state, “If you will it, it is no dream”
And I say to you, "if you will it, a free Iran is no dream."
Now is the time for action.
Now is the time to fight for freedom.
Iran Baraye Irani pic.twitter.com/0piWqVO8EJ
Autoritetet në Teheran e kanë zvogëluar shtypjen e ujit për t’u ballafaquar me rënien e nivelit në rezervuare, përderisa vendi po përballet me atë që mediat iraniane e kanë përshkruar si njërën nga thatësirat më të mëdha në një shekull.
“Të jetohet kështu nuk është e drejtë ndaj jush. Nuk është e drejtë ndaj fëmijëve tuaj. Por unë kam lajme të mira: Izraeli është ricikluesi numër 1 i ujit në botë. Ne riciklojmë 90 për qind të ujit tonë të humbur dhe prijmë në botë në fushën e shkripëzimit. Ne dimë saktësisht se çfarë të bëjmë në mënyrë që Irani gjithashtu të mund të ketë ujë të bollshëm” – shtoi Netanyahu.
Ai theksoi se në vitin 2018, Izraeli hapi një llogari në gjuhën perse në rrjetin “Telegram”, ku ofrohen mësime rreth teknikave për menaxhimin e ujit dhe tha se “100 mijë iranianë u bashkuan pothuajse menjëherë”. “Etja për ujë në Iran krahasohet vetëm me etjen për liri” – tha kryeministri izraelit.
“Në momentin që vendi juaj është i lirë, ekspertët kryesorë të ujit të Izraelit do të futen në secilin qytet iranian, duke i sjellë dijen dhe teknologjinë e fundit. Ne do ta ndihmojmë Iranin që ta riciklojë ujin, do ta ndihmojmë Iranin që ta shkripëzojë ujin” – i premtoi ai popullit iranian./Nacionale