Netanyahu: Po t’ju dëgjoja e ta ndalja luftën, izraelitët do të vdisnin në tymin bërthamor - NACIONALE

Netanyahu: Po t’ju dëgjoja e ta ndalja luftën, izraelitët do të vdisnin në tymin bërthamor

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Hamasi “e ka ndier shpatën mbi qafë” dhe është detyruar që ta pranojë marrëveshjen e tanishme të armëpushimit në Gaza, pasi shefi i Qeverisë izraelite e dërgoi ushtrinë në qytetin Gaza, bastioni i fundit i rëndësishëm i grupit.

Përderisa trupat izraelite po avanconin në qytetin Gaza, “Hamasi kuptoi se po ballafaqohej me asgjësim”, sipas Netanyahut, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Nëse do të kisha dëgjuar shumë prej atyre në këtë sallë dhe jashtë saj, juve që më bëtë thirrje që ta ndalja luftën, të dorëzohesha, t’i ngrisja duart... Nëse do të isha dorëzuar para këtyre kërkesave, lufta do të kishte përfunduar me një fitore dërrmuese për Hamasin dhe për tërë boshtin iranian” – deklaroi kryeministri izraelit.

“Ju e dini dhe ne të gjithë e dimë këtë” – tha më tej ai, përderisa disa deputetë të opozitës po nxirreshin jashtë shkaku i pengimit të fjalimit.

Sipas Netanyahut, izraelitë nga të gjithë sektorët e shoqërisë “do të ngriheshin në parajsë në tym bërthamor”, nëse ai do ta kishte ndalur luftën.

Kryeministri izraelit tha se nuk pranoi “që lufta të përfundonte me kushtet e dorëzimit që i kërkonte Hamasi, fatkeqësisht edhe me ndihmën e njerëzve në Izrael”, duke bërë me shenjë nga opozita, “dhe me ndihmën e qeverive botërore, me ndihmën e shtypit ndërkombëtar, me ndihmën e tërë botës”.

“Ne e fuqizuam frenimin e Izraelit, ne e drejtuam pozitën tonë, i kthyem pengjet – të gjithë të gjallët, disa prej të rënëve janë ende atje, do t’i kthejmë edhe ata” – premtoi Netanyahu.

“Ne e betonuam statusin tonë si superfuqi, por fushata nuk ka marrë fund” – paralajmëroi ai.

Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje flagrante të armëpushimit të dielën përmes sulmit vdekjeprurës ndaj trupave izraelite në Rafah. Sidoqoftë, kryeministri tha se Izraeli u kundërpërgjigj ndaj Hamasit me 153 tonë lëndë shpërthyese ndaj dhjetëra caqeve, përfshirë disa komandantë të lartë.

“Armëpushimi nuk është leje për Hamasin që të na kërcënojë. Ekziston dhe do të ekzistojë një çmim shumë i lartë për agresion ndaj nesh” – tha kryeministri izraelit./Nacionale

Lajme të ngjashme