Në Kolorado konfirmohen katër të infektuar me gripin e shpendëve, i pesti i dyshimtë - NACIONALE

Në Kolorado konfirmohen katër të infektuar me gripin e shpendëve, i pesti i dyshimtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shteti amerikan i Kolorados konfirmoi katër raste të të infektuarve me gripin e shpendëve, H5N1, te punëtorët e fermave të shpendëve dhe është duke e kontrolluar statusin e një personi të pestë të dyshimtë, thanë të dielën autoritetet shëndetësore.

Infektimi i njerëzve me gripin e shpendëve H5N1 mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe madje edhe pandemi, nëse virusi ndryshon dhe e fiton aftësinë për t’u përhapur lehtë mes njerëzve, kanë thënë Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në ShBA, raporton agjencia “Reuters”.

Ky institucion i ka konfirmuar katër rastet e infektimit në Kolorado, ka thënë Departamenti shtetëror i Shëndetit Publik, ndërsa rasti i pestë është në pritje për t’u konfirmuar nga agjencia, e cila po e mbështet hulumtimin e çështjes.

“Mostrat nga një punëtor i pestë u supozuan pozitive në laboratorin shtetëror të shtunën dhe do të dërgohen në CDC për konfirmim” – thuhet në një deklaratë.

Punëtorët shfaqën simptoma të lehta, përfshirë sytë me ngjyrë rozë, dhe shenja respiratore, thanë autoritetet, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishin në spital.

Lajme të ngjashme