Në fotografi: Teherani i goditur nga sulmet izraelite - NACIONALE

Në fotografi: Teherani i goditur nga sulmet izraelite

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite ka thënë se ka përdorur 200 aeroplanë luftarakë për ta sulmuar Iranin, duke hedhur më shumë se 330 municione e duke goditur mbi 100 caqe në mbarë vendin.

Në media kanë dalë fotografi që e shfaqin dëmin e shkaktuar nga këto sulme në kryeqytetin e Iranit, Teheran, të premten, raporton televizioni CNN.

Në një fotografi, ekipet emergjente shihen duke punuar në ndërtesa të dëmtuara nga predhat izraelite.

Në një fotografi tjetër shihet tollovi në rrugë. Disa njerëz shihen duke i përdorur telefonat, ndërsa një grua qan.

Një ndërtesë shumëkatëshe shihet e dëmtuar rëndë në pjesën e sipërme të saj në lagjen “Sheshi i Narmakut” në Teheran, në një fotografi tjetër.

Duke e parë dëmin e madh ndaj një ndërtese, një burrë reagon i tmerruar, duke e kapur kokën, përderisa punëtorët e shërbimeve emergjente po i kontrollonin rrënojat.

Lajme të ngjashme