Ndihmat për Ukrainën: Cameron takon Donald Trumpin
Sekretari i jashtëm britanik, David Cameron ka biseduar me Donald Trumpin në Florida, në përpjekje për të shtyrë përpara ndihmën për Ukrainën dhe për të avancuar pakon e re me ndihma që ka ngelur në Kongres.
Në një deklaratë bërë të hënën, Zyra e Jashtme tha se ‘në kuadër të vizitës në Uashington, sekretari i jashtëm do të takojë edh eish-presidentin Donald Trump në Florida. Është standard për ministrat që të takohen me kandidatë opozitarë në kuadër të rutinës së tyre në angazhimin diplomati”, tha kjo zyrë, shkruan The Guardian, përcjell Nacionale.
Diskutimi i Cameron me kandidatin republikan për president, besohet të jetë ndër takimet e para që një zyrtar i lartë britanik takohet me Trumpin që kur ky i fundit la Shtëpinë e Bardhë.
Trump në vazhdimësi ka ngritur zërin lidhur me ndihmat në Ukrainë dhe ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Amerikës në NATO.
Në vizitën e tij në Uashington, Cameron do të paralajmërojë që suksesi ndaj Rusisë ‘është vital për sigurinë e Evropës dhe Amerikës’, derisa ai do të këshillojë kongresmenët që të ‘kalojnë urgjentisht ndihmën për Ukrainë’.
Ai do të zhvillojë bisedime edhe me homologun e tij amerikan, Antony Blinken dhe një seri figurash tjera të rëndësishme të politikës dhe sigurisë amerikane.