NATO rikonfirmon mbështetjen afatgjatë për Ukrainën pas një takimi të përbashkët të këshillit të mbrojtjes
NATO rikonfirmoi mbështetjen e saj afatgjatë për Ukrainën të mërkurën pas një takimi të këshillit të ri të mbrojtjes midis aleancës ushtarake dhe Ukrainës.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Mircea Geoana kryesoi takimin e Këshillit NATO-Ukrainë (NUC) në Bruksel, ku tha se siguria e Ukrainës ka një rëndësi të madhe.
Ai përgëzoi aleatët dhe përpjekjet e Ukrainës për të zbatuar shpejt vendimet nga Samiti i Vilniusit.
"Aleatët vazhdojnë të ofrojnë ndihmë thelbësore për Ukrainën, duke përfshirë paketën e Ndihmës Gjithëpërfshirëse të NATO-s, dhe po bëjnë hapa përpara për t'u siguruar që forcat e Ukrainës janë plotësisht të ndërveprueshme me NATO-n." - thuhet mes tjerash në komunikatën për media të NATO-s.