NATO-ja e vërteton praninë e trupave të Koresë së Veriut në Kursk të Rusisë - NACIONALE

NATO-ja e vërteton praninë e trupave të Koresë së Veriut në Kursk të Rusisë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi të hënën se trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësite ushtarake të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë.

“Bashkëpunimi ushtarak që po thellohet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është kërcënim për sigurinë e Indo-Paqësorit dhe atë euroatlantike” – tha ai para gazetarëve, pasi zyrtarë të aleancës dhe diplomatë pranuan të dhëna nga një delegacion i Koresë së Jugut, raporton agjencia “Reuters”.

Forcat ukrainase në gusht nisën një operacion domethënës në Kursk dhe mbeten atje.

Rutte tha se dislokimi i forcave koreanoveriore paraqet “përshkallëzim të konsiderueshëm” të përfshirjes së Penjanit në “luftën e paligjshme të Rusisë” në Ukrainë, shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe “zgjerim të rrezikshëm” të luftës.

Ai shtoi se dislokimi i trupave nga Koreja e Veriut është shenjë e “dëshpërimit në rritje” të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Më shumë se 600 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftën e Putinit dhe ai nuk ka mundësi që ta mbajë sulmin e tij ndaj Ukrainës pa përkrahje të huaj” – tha Rutte.

Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet për dislokim të trupave nga Koreja e Veriut, duke i cilësuar “lajm të rremë”. Megjithatë, vetë presidenti rus të enjten nuk mohoi se trupa të Koresë së Veriut ndodhen tani për tani në Rusi dhe shtoi se është punë për Moskën se si të zbatojë një traktat bashkëpunimi me Penjanin.

Lajme të ngjashme