NASA sonte bën testin e parë në histori të mbrojtjes së planetit: Godet asteroidin me anije kozmike - NACIONALE

NASA sonte bën testin e parë në histori të mbrojtjes së planetit: Godet asteroidin me anije kozmike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

NASA sonte do të përplasë anijën kozmike 300 milionëshe në asteroidin që i është drejtuar tokës

NASA planifikon të, literlisht, përplasë anijën kozmike që kushton mbi 300 milionë euro në një asteroid në shpejtësinë prej 8700 km/h sonte, për herë të parë ndonjëherë.

Testi po cilësohet si "ridrejtim i dyfishtë i asteroidit" dhe do të jetë testi i parë në shkallë të plotë në botë, për të parë nëse anija kozmike në fjalë mund ta mbrojë tokën nga një asteroid i vogël ose kometë.

Testi i përplasjes është i dizajnuar për një skenarë të filmit "Don't Look Up", ku nëse ndonjë asteroid kërcënon ndonjëherë ta godas tokën, të na gjejë më të përgatitur.

Idea është që anija kozmike të arrijë të shkundë asteroidin vetëm një përqind, e që do ta shpëtonte planetin nga ndonjë dëm madhor.

Zyrtari i mbrojtjes planetare për NASA-n, Lindley Johnson tha: "Nuk duam të jemi në një situatë ku një asteroid i drejtohet tokës dhe atëherë të testojmë diçka të tillë.

"Duam të dimë edhe për mënyrën si anija kozmike funksionon dhe cili do të jetë reaksioni i asteroidit, para se të përfundojmë njëmend në një situatë të tillë.

"Nuk duam që, në minutën e fundit, të themi: 'Oh, qenka edhe një gjë që nuk e kemi menduar ose një fenomen që nuk e kemi konsideruar."

Ajo shtoi: "Ne thjesht do t'i jepim asteroidit këtë dridhje të vogël, që do të ndikojë në një ndryshim të madh në pozitën e së ardhmes, dhe pastaj asteroidi dhe toka nuk do të jenë në rrugë përplasjeje.

Profesor Alan Fitzsimmons nga Universiteti Queen's, një anëtar i Ekipit të Hetimit të NASA DART dhe Bordit të Menaxhimit të Shkencës 'ESA Hera', tha: "DART do të na japë provën tonë të parë se ne kemi teknologjinë për të parandaluar një asteroid të vogël që të godasë Tokën.

“Kam pritur 20 vjet për të parë që të kryhet një test i Mbrojtjes Planetare.



“Ekipet në NASA dhe APL po bëjnë pikërisht atë që ne duhet të bëjmë.

“Pasi DART dhe misioni vijues Hera të kenë përfunduar me sukses, ne do të kemi një ide shumë më të mirë se si të mbrohemi nga një ndikim katastrofik.

“Filmi mund të jetë quajtur 'Don't Look Up', por është një punë e mirë që jemi”.


Përplasja do të ndodhë nesër në mëngjes (27 shtator) në orën 12:14 GMT.

Lajme të ngjashme