Musku e akuzon “Google” për ndërhyrje, thotë se e ka ndaluar termin “Presidenti Donald Trump”
Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, e ka akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë, “Google”, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së.
Miliarderi amerikan pretendoi se kompania “Google” e ka ndaluar kërkimin e shprehjes “Presidenti Donald Trump”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Musku publikoi një pamje të ekranit të telefonit duke kërkuar në “Google” fjalët “President Donald”, ndërsa si kombinime fjalësh të sugjeruara i ishin shfaqur “president Donald Duck” dhe “president Donald Regan”.
“Ata po e fusin veten në shumë telashe, nëse ndërhyjnë në këto zgjedhje” – tha Musku, duke iu referuar udhëheqësve të kompanisë “Google”.
Miliarderi ka shprehur përkrahje për republikanin Donald Trump para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Wow, Google has a search ban on President Donald Trump!
— Elon Musk (@elonmusk) July 29, 2024
Election interference? pic.twitter.com/dJzgVAAFZA