Monumenti i “miqësisë” midis rusëve dhe ukrainasve do të hiqet nga Kievi
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar të hënën se një skulpturë e epokës sovjetike, që përkujton "miqësinë" midis rusëve dhe ukrainasv, do të largohet nga qendra e Kievit.
"Këtë javë ne do të çmontojmë një skulpturë prej bronzi të dy punëtorëve, të ngritur në 1982 "për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës me Rusinë", tha Klitschko. “Tetë metrat e metalit të të ashtuquajturës “miqësia e dy popujve” do të hiqen nga qendra e Kievit”.
Mbi monument, ndodhet një hark titani në formë ylberi, i cili është vendosur në një pamje të përgjithshme piktoreske.
Klitschko tha se harku - i quajtur fillimisht Harku i Miqësisë së Popullit - do të mbetet, por se do të riemërohet dhe do të theksohet me ngjyrat e flamurit ukrainas.