Montana, shteti i parë i ShBA-së që miraton projektligj për ndalimin e TikTok-ut - NACIONALE

Montana, shteti i parë i ShBA-së që miraton projektligj për ndalimin e TikTok-ut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ligjvënësit në shtetin amerikan, Montana, votuan të premten për ta ndaluar rrjetin e njohur social, TikTok.

Montana është shteti i parë I ShBA-së që miraton një projektligj për ndalimin e aplikacionit të famshëm kinez për shkak të shqetësimit për sigurinë, raporton agjencia “Anadolu”.

Me këtë projektligj, dyqaneve të aplikacioneve u ndalohet ofrimi i mundësisë për shkarkimin e aplikacionit të rrjetit social.

Nëse projektligji nënshkruhet nga guvernatori Greg Gianforte, masa hyn në fuqi në janar.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera tashmë e kanë kufizuar ose ndaluar përdorimin e TikTok-ut në pajisje qeveritare për shkak të frikës se Kina mund të sigurojë qasje në të dhënat e tyre.

Lajme të ngjashme