Mjaft me rrëfimët e njerëzve: Le t'i shohim zogjtë e malit dhe shimpanzën qysh e përjetuan eklipsin total - NACIONALE

Mjaft me rrëfimët e njerëzve: Le t'i shohim zogjtë e malit dhe shimpanzën qysh e përjetuan eklipsin total

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kafshët në një kopsht zologjik të quajtur “Fort Worth” në Teksas, raportohet se kanë shfaqur një “sjellje të pazakontë” gjatë eklipsit total diellor të hënën.

“CBS News” raporton se kjo u pa nga shkencëtarët dhe rojet e kopshtit. Siç thuhet tutje, për shkak se eklipset totale ndodhin shumë rrallë, studiuesit nuk dinë shumë për mënyrën se si një gjë e tillë ndikon te kafshët.

Kështu, të hënën, kafshët u studiun në disa kopshte zoologjike të vendosura përgjatë shtegur ku eklipsi u pa tërësisht, siç është edhe “Fort Worth” në Teksas.

Kafshët ishin kryesisht të qeta, megjithatë, disa prej gorillave dhe luanëve kanë shfaqur shenja të shtuara “vigjilence dhe kurioziteti”.

"Më e rëndësishmja, ne nuk kemi vërejtur ndonjë shenjë të rritjes së ankthit ose sjelljeve nervore” – ka thënë një zëdhënës i kopshtit zoologjik Fort Worth. "Dhe në kohën kur kishte kaluar tërësia e eklipsit, gjërat u kthyen në normalitet, pothuajse menjëherë!"

Disa prej kafshëve në këtë kopsht zoologjik, u nisën drejt dyerve të hambarit, aty ky qëndrojnë natën, derisa qielli u errësua për shkak të eklipsit.

Mes tjerash, u vëzhguan edhe disa “sjellje unike” gjatë ditës te kafshët e natës. Në këtë kopsht, një lloj mace dhe dy lloje të bufit kanë treguar aktivitet të shtuar gjatë ditës. Po ashtu, gjirafat dhe zebrat kanë nisur të vrapojnë përgjatë eklipsit.

Shimpanzetë në anën tjetër, kanë patrulluar në skajin e jashtëm të habitatit të tyre, përveç një grupi që raportohet se kanë shkuar te d ra që e përdorin për të hyrë natën.

Një struc në kopshtin zoologjik të Dallasit, ka hedhur një vezë gjatë eklipsit. Zogjtë tjerë ndërkaq, janë bërë më të zhurmshëm para eklipsit, pastaj kanë heshtur. Flamingot dhe pinguinët, raprotohet se janë grumbulluar së bashku.

Ndërkohë, sipas një studimi të publikuar në vitin 2020, një pjesë e kafshëve kanë treguar një lloj ndryshimi gjatë eklipsit. Kjo ndërlidhet më tepër me sjellje që zakonisht bëhen gjatë natës, derisa disa kafshë, kanë treguar edhe shenja ankthi.

Lajme të ngjashme