Ministria e Shëndetësisë regjistron 10 vdekje të reja nga kequshqyerja në Gaza - NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë regjistron 10 vdekje të reja nga kequshqyerja në Gaza

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Spitalet në Gaza kanë regjistruar dhjetë vdekje të reja të mërkurën për shkak të urisë dhe kequshqyerjes në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi.

Kjo ministri tha në një deklaratë të publikuar në rrjetin “Telegram” se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga uria dhe kequshqyerja në Gaza tashmë ka shkuar në 111, raporton gazeta “The Guardian”.

Në një letër të publikuar të mërkurën nga më shumë se 100 grupe për të drejta të njeriut dhe organizata bamirëse, ato paralajmëruan se situata e rëndë po shtyn më shumë njerëz drejt vdekjes nga uria në enklavën e rrënuar nga lufta.

Këto grupe thanë se po i shihnin “duke u tretur” kolegët e tyre dhe palestinezët të cilëve u shërbejnë.

Në letër kritikohet Izraelit për ato që cilësohen si kufizime ndaj hyrjes së ndihmave në Gaza.

Aty u përmendën edhe “masakrat” në pikat e shpërndarjes së ndihmave, ku ka pasur kaos dhe dhunë në javët e fundit, përderisa dëshpërimi është shtuar.

“Kufizimet, vonesat dhe fragmentimi i Qeverisë së Izraelit nën rrethimin e tij të plotë ka krijuar kaos, uri dhe vdekje” – thuhet në letër, ku gjithashtu bëhet thirrje për shtimin e ndihmave dhe arritjen e një armëpushimi./Nacionale

Lajme të ngjashme